Lajme

Dështon përfundimisht në Komision për Buxhet, iniciativa e Bekim Haxhiut për heqjen e 30%-it nga Trusti

05/25/2022 12:20
nga:G C

Projektligji për tërhrqjen e 30% të mjeteve nga Trusti nuk ka kaluar në Komisionin pë Buxhet, Punë dhe Transfere.

Pesë deputetët e VV-së kanë votuar kundër, pesë deputetë e opozitës për dhe Duda Balje nga Grpi Multietnik ka abstenuar.

Për të shkuar çështja në Kuvend, është dashur të votojë shumica.

Komisioni për Buxhet ka 12 anëtarë, pesë prej tyre janë nga Lëvizja Vetëvendosje, që janë shprehur kundër iniciativës, dy deputetë janë nga Partia Demokratike e Kosovës, një nga Lidhja Demokratike e Kosovës, një nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që janë shprehur për, një nga Lista Serbe që u shpreh për dhe dhe një nga Grupi Multietnik, që abstenoi.

Ky është projektligji për Trustin – Shihni se sa para keni të drejtë t`i tërhiqni nëse ligji aprovohet (dokument)