Franca humbi 2-0 në Danimarkë në xhiron e gjashtë të grupit A1 të Ligës së Kombeve. Kroacia shkoi në Final Four, Danimarka përfundoi e dyta, Franca e treta dhe Austria ra në Ligën B.
Kampionët aktualë të botës u shpëtuan nga zbritja në ligën B falë fitores 3:1 të Kroacisë në Vjenë. Francezët kishin vetëm një fitore në gjashtë ndeshje dhe pas takimit në Kopenhagë, trajneri francez Didier Deschamps theksoi meritat e kombëtares së Zlatko Dalić.
“Qëndrimi në Ligën A? Nuk e shoh si diçka pozitive. Është vetëm një e keqe më e vogël. Që nga momenti që nuk ishim mirë në Danimarkë, miqtë tanë kroatë me një fitore kundër Austrisë na mundësuan të qëndrojmë në këtë Ligë”, tha Deschamps.
/GazetaBlic Sport.


