Deputetja e AAK-së, Albana Bytyti, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar gjashtë pikat e prezantuar në seancën e djeshme plenare nga kryemisnitri Kurti në lidhje me Asociacionin.
Bytyqi tha se nuk ka qenë fare e nevojshme t’iu prezantohen deputetëve ato gjashtë pika pasi marrveshja nuk bëhet me ata.
Ajo theksoi se këto kushte duhet të prezantohen në tavolinen e bisedimeve pasi marrveshja do të bëhet me Vuçiqin dhe jo deputetët.
“Nuk ka nevojë kryeministri Kurti me na i tregu ne ato gjashtë pika. Ato pika duhet me i tregu në tryezën ku duhet me pas takime me Vuçiqin. Ne nuk jemi ata të cilët vendosim për ato pika. Kurti së bashku me Vuçiqin duhet me ba marrveshjen jo me ne deputetët” tha shkurt për “Gazeta Blic” deputetja e AAK-së Albana Bytyqi.

Albana Bytyqi, AAK
Pikat e prezantuara dje nga kryeministri Kurti i cilësoi si përralla edhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.
Haliti tha për “Gazeta Blic” se asnjëra nga ato pika nuk lidhet me vërejetjet e prezantuara nga Gjyakata Kushteuese.
“Kurti dje tregoi përralla, asnjëra nga to pika nuk lidhen me vërejtjet që i ka dhanë Gjykata Kushtetuese. Kurti nuk zbuloi pikat e veta, por bëri deklarata sa për t’i vendosur në lojë deputetët dhe për të hap debat dhe për të bërë lojën që deshi ta bënte dje për t’i nxjerrë në një situatë me thanë po ose jo. Kurti duhet ta mendojë fort mirë se cilat janë detyrimet e tij ndaj Kosovës dhe ndaj të arriturave që ka bërë Kosova për këto vite pas çlirimit. Ai duhet të mendojë me e përmbyll pjesën e parë që është obligim i tij tani ose pjesën e dytë të marrveshjeve që janë nënshkruar nga qeveritë njëra pas tjetrës dhe të mos bie në kurthin e Vuçiqit dhe armiqve të Kosovës të cilët po përpiqen ta paraqesin Kurtin si problematik për arritjen e marrveshjeve dhe jo Serbinë”, tha ai.
Kushtet e prezantuara dje nga kryeministri Kurti në formën e gjashtë pikave përfshijnë: 1-Asociacioni duhet të jetë në perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e Kosovës. 2-Asociacioni nuk mund te jete monoetnik. 3-Duhet të kete reciprocitet të të drejtave. 4-Para vendosjes së çfaredo Asociacioni strukturat ilegale duhet te shuhen.5-Asociacioni mund të jetë pjesë e marrveshjes finale vetem pas njohjes finale të Kosovës. 6-Letrat e dërguara pesë shteteve për mosnjohje duhet të tërhiqen.
/Gazeta Blic/
Kurti: Këto janë gjashtë kushtet kryesore për formimin e Asociacionit


