Lajme

Kurti: Këto janë gjashtë kushtet kryesore për formimin e Asociacionit

02/02/2023 11:29
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur në seancën plenare në lidhje me ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai kërkoi nga Zyra e përfaqësuesit të lartë të BE-së të ftohen në takime sa më të shpeshta për të arritur marrveshjen finale.

“Në te gjitha takimet e deritanishme të organizuar me ndërkombëtarët unë kam potencuar te arrijmë dakordimin final përmes planit franko-gjerman të prezantuar tek ne. Këtë propozim e shohim si bazë të mirë për diskutime. Kërkojmë nga Zyra e përfaqësuesit të lartë të BE-së të na ftojë në takime të shpeshta që sa më shpejt të arrijmë marrveshjen finale. Normalizimi i plotë i marrdhenieve me Serbinë me njohjen në qendër duhet të garantojë edhe të drejtën e pakicave”

Tutje kryeministri Kurti përmendi marrveshjen e vitit 2013 në lidhje me Asociacioni.

Ai tha pikat me të cilat mund të pajtohen për formimin e Asociacionit duke përmndur gjashtë kushtet kryesore.

“Asociacioni duhet të jetë në perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e Kosovës. Asociacioni nuk mund te jete monoetnik. Duhet të kete reciprocitet të të drejtave. Para vendosjes së çfaredo Asociacioni strukturat ilegale duhet te shuhen.Asociacioni mund te jete pjesë e marrveshjes finale vetem pas njohjes finale të Kosovës. Letrat e dërguara pesë shteteve për mosnjohje duhet të tërhiqen” tha Kurti në Kuvend raporton Gazeta Blic.