Lajme

Deputetja britanike flet me Kurtin në telefon për situatën: Folëm qartë për faktorët destabilizues

06/07/2023 15:10
nga:N M

Deputetja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns ka njoftuar se ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ajo njoftoi në Twitter se me Kurtin ka folur “lidhur me situatën në Kosovë, nevojën për deeskalim të tensioneve” dhe se kanë biseduar “qartë për faktorët destabilizues”.

Deputetja konservatore së fundmi ishte mjaft aktive duke komunetuar krizën e fundit në veri të Kosovës.

Ajo ka thënë se ndaj Kosovës po bëhet “presion i tepruar” dhe e ka dënuar “dhunën e orkestruar te zyrat e kryetarëve”.

Abdixhiku: Në këtë momente Kosovës i duhen gjithë miqtë e saj