Deputeti i VV’së, Halil Thaçi ka folur për GazetaBlic për kritikat që mori vendimi i fundit i Ministrisë së Arsimit që tekstet shkollore të nxënësve të blihen nga prindërit, pastaj të rimbursohen nga Ministria.
Sipas Thaçit nxënësit nuk do të mbesin pa tekste shkollore, por siç i quan ai, oligarkët do të mbesin pa përfitime.
“Nuk do të mbesin nxënësit pa tekste shkollore,por do të mbesin oligarkët pa përfitime, këtë duhet ta dijë çdo qytetarë, pra do të vazhdoj të paguaj shteti tekstet shkollor”, tha Thaçi.
Thaçi thotë se, pas këtij vendimi do të ketë rënie të çmimeve për tekstet shkollore.
“Po hiqet monopoli dhe në fakt mundë të themi po hapet tregu dhe sigurisht edhe do të kemi një rënie të çmimit që në të vërtet ka qenë jashtzakonisht i lartë për tekstet shkollore”, tha Thaçi për GazetaBlic.


