Lajme

Deputeti i VV-së: Opozita s’mund e as s’di ta rrëzojë Qeverinë, por duan zgjedhje – po e traumatizojnë publikun me ‘mocione’ të lodhëta

07/10/2023 12:54
nga:G B

Deputeti i VV-së, Agon Batusha, ka thënë se opozita nuk mund as nuk di ta rrëzojë Qeverinë, por dëshiron të shkojë në zgjedhje, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se po ju dështojnë strategjitë bllokuese, ndërsa në anën tjetër nga mungesa e ideve po e traumatizojnë publikun me ‘mocione’ të lodhëta.

Postimi i tij i plotë:

Opozita as nuk mundet me e rrëzu Qeverinë, as nuk dijnë si ta rrëzojnë, por mbi gjitha as nuk dëshirojnë me shku në zgjedhje.

Po ju dështojnë strategjitë bllokuese një nga një.

Në anën tjetër nga mungesa e ideve, programeve dhe mbështetjes e traumatizojnë publikun me “mocione” të lodhta.

Bajqinovci pajtohet me deklaratën e Gërvallës: Sigurinë e kanë amerikanët, BE nuk është e aftë ta bëjë atë për vete