Lajme

Demi: Qeveritë e kaluara merrnin vendime të dëmshme, Qeveria Kurti nuk merr hiç vendime- Po ju kushton qytetarëve

03/22/2023 20:23
nga:G C

Agron Demi nga Instituti GAP thotë se qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur nga asnjë Qeveri që ishte në pushtet deri më tani, as nga Qeveria Kurti, raporton GazetaBlic.

Demi në një shkrim në “Facebook” thotë se, Qeveritë e kaluara janë karakterizuar për vendime të dëmshme.

Ndërsa, sipas Demit, Qeveria Kurti karakterizohet për mos vendime që sipas tij po i kushtojnë qytetarëve të Kosovës shumë.

Shkrimi i plotë:

Qeveritë e kaluara janë karakterizu për vendime të dëmshme që qytetarëve të Kosovës i kanë kushtu me miliona euro humbje në procese gjyqësore, keqpërdorime me tenderë, minim të shtetësisë e izolim ndërkombëtar.

Kjo qeveri po karakterizohet për mos vendime, të cilat po i kushtojnë qytetarëve të Kosovës po aq shumë, si zvarritja shumë mujore për me emëru bordin e OSHP, tash bordin e Trustit, shkallën më të ulët për zbatimin e investimeve kapitale, refuzim për tu marr në mënyrë pro-aktive me problemin e Asociacionit deri sa solli imponimin me “mere ose lëre”…