Lajme

Deliu-Kodra: Raporti i DASH-it dhe i Freedom House qartësojnë se Kosova vazhdon të jetë larg standardeve të kërkuara

04/25/2024 11:57
nga:G C

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra është shprehur se në një seancë të radhës ka shumë për të diskutuar rreth raportit të DASH-it.

“Në seancën e radhës besoj se do ta kemi kryesore për ti diskutuar të gjetura kryesore që i ka ky raport dhe e dyta për të folur për goditjet e mëdha që i janë dhënë shtetit të Kosovës, kredibilitetit të institucioneve të Kosovës por edhe vetë një qeverie të papërgjegjshme e cila cënon rëndë lirinë dhe të drejtat e njeriut,” tha Deliu Kodra.

Sipas deputetes, raporti i DASH-it, dhe i Freedom House flasin shumë për institucionet që duhet trajtuar me përgjegjësi të plotë.

“Raporti departamentit amerikan të shtetit dhe raporti Freedom House, flasin për nevojën e institucioneve për ti trajtuar me përgjegjësi të plotë të gjeturat serioze që i ka Kosova të cilat qartësojnë që Kosova vazhdon të jetë larg standardeve të kërkuara dhe nuk i ka marrë seriozisht rekomandimet e viteve paraprake,” tha Deliu-Kodra.