Sporti

“Plisat” me reagim të ashpër: Nuk lejojmë që Prishtina të luajë në një stadium tjetër, një vendim ndryshe do të ketë pasoja

09/30/2022 19:22
nga:Mergim Rreci

“Plisat” kanë reaguar në lidhje me vendimin e fundit që të mos lejohet skuadra e Prishtinës të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ky tifogrup ka kërcënuar se nuk do të lejojë që një e tillë të ndodhë, ndërsa kanë paralajmëruar se për çdo vendim tjetër do të ketë pasoja, përcjell GazetaBlic Sport.

Ata kanë ftuar anëtarët që të dielën të jenë në tribunën Jug të këtij stadiumi, aty ku edhe sipas tyre është vendi.