Sporti

Tifoz i Bayern Munich prej më shumë se 30 vjet, komentatori shqiptar Toti flet para ndeshjes ndaj Real Madrid

04/30/2024 14:33
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich dhe Real Madrid do të përballen sonte në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pritet të jetë një finale para finales, me dy skuadrat që tradicionalisht kanë dhuruar spektakël kur janë përballur në kompeticionin më të madh për klube në Evropë.

Komentatori dhe gazetari i mirënjohur shqiptar, Ermal Toti është prononcuar për ‘GazetaBlic Sport’ para këtij takimi, i cili njihet edhe si tifoz i madh i skuadrës gjermane.

Toti ka më shumë se tre dekada si tifoz i Bayern Munich, duke qenë jashtëzakonisht i lidhur me skuadrën dhe futbollin gjerman në përgjithësi.

Kontakti me Bayern-in është i hershëm, nga sezoni 90/91 në 1/2 finalet ndaj Crvena Zvezda’s qe e eleminoi Bayern’in me golin e ish Mihajlovic dhe autogolin e Augenthaler. Zhgënjimi për eliminimin ishte i madh pasi Bayern deri në atë moment po e dërgonte ndeshjen në shtesë. Nga ai moment ishte nje lidhje e pakushtëzuar dhe e fortë me futbollin gjerman dhe Bayern në veçanti. Emocionet kanë qenë të forta dhe të pa numërta përmes lojës dhe trofeve që klubi dhe Kombëtarja kanë arritur ndër vite“, tha fillimisht ai.

Tutje, Toti komentoi edhe ndeshjen e sotme, ku tha se historia dhe forma aktuale janë në anën e Real Madrid, por që beson tek trajneri gjerman Thomas Tuchel, i cili e ka eliminuar Real Madridin në kohën kur drejtonte Chelsean.

Forma aktuale dhe historia përkatëse në UCL, favorizon Real Madridin. Për më tepër Ancelotti njeh mirë mentalitetin vendas për shkak të muajve në krye të Bayern. Gjermanët shpresojnë tek aftësia e Kane për shënim dhe Tuchel që i ka eleminuar Real Madrid dhe Ancelotti’n në kohën që drejtonte Chelsea’n ne Londër. Tuchel ka “barren” e provës së forcës në 1/2 finale, pasi ai është kualifikuar gjithnjë në këtë fazë“, përfundoi Toti.

/GazetaBlic Sport/