Sporti

Dani Alves i pakënaqur pasi Xavi nuk e ftoi brazilianin për Europa League

02/04/2022 10:59
nga:E K

Dani Alves është shprehur i pakënaqur që Barcelona nuk e regjistroi për kompeticionin evropian, Europa League.

Anësori brazilian nuk ishte i kënaqur me vendimin e trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez, për të mos e ftuar atë në Europa League, shkruan GazetaBlic Sport.

Barcelona ka nënshkruar me katër lojtarë në afatin kalimtar të dimrit: Daniel Alves (Sao Paulo), Ferran Torres (Manchester City), Adama Traore (Wolverhampton) dhe Aubameyang (Arsenal). Vetëm tre nga katër përforcimet mund të futeshin në Europa League, duke e lënë prapa Alvesin.

Xavi Hernandez duhej të zgjidhte dhe “i sakrifikuar” ishte Daniel Alves. Reprezentuesi brazilian nuk e ka pritur shumë mirë këtë vendim.

/GazetaBlic Sport/