Skuadra e Ballkanit ka fituar ndaj Llapit me rezultatin e ngushtë 1:0.
Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar Ermal Krasniqi pas 74 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Ilir Daja u shpreh shumë i lumtur me fitore në këtë ballafaqim të vështirë.
“Kemi fituar një ndeshje ndaj një pretendenti si Llapi, derbit kanë rëndësi të veçantë dhe dozë emocionale, konkretizuam rastin në kohën e duhur, kapiteni Kuc u lëndua fatkeqësisht, por fituam një lojtar të rëndësishëm si Emërllahu. Më vjen mirë që ndeshja ime e 400’të u shënua me fitore”, tha Daja për Art Sport.
/GazetaBlic Sport.


