Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois nuk është plotësisht i kënaqur me fitoren 2-0 ndaj Chelseat në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Belgu mendon se Los Blancos mund të shënonin më shumë gola dhe shpreson se kjo nuk do ju kushtojë në ndeshjen e kthimit, shkruan GazetaBlic Sport.
“Sa herë që luan një ndeshje të rëndësishme në këtë fazë të kompeticionit të mbetet me ndjenjën se duhet të kishit bërë më mirë. 2:0 është një rezultat i mirë, edhe nëse Chelsea u afrua në fund, por ne jemi të mërzitur që nuk shënuam gol të tretë apo të katërt. Shpresoj se nuk do të pendohemi kur të luajmë në Londër pas një jave”, tha ai.
Thibaut Courtois: "Winning 2-0 in the quarter-finals of the Champions League is not a bad result, hopefully we can finish the job and qualify next week." #UCL pic.twitter.com/EFGpuzNfzY
— ͏ Mohamed ✆ (@RMreports) April 12, 2023
/GazetaBlic Sport/


