Lajme

Çmimi i naftës në Prishtinë 1.72 euro/ Arifi: A ka opozitë e shoqëri civile në këtë vend apo krejt po shpresojnë se po i bën Albini president?

03/22/2026 16:15
nga:G B

Analisti politik, Avni Arifi, ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se derisa shumica e vendet të Evropës kanë marrë masa, Kosova rezerva nuk ka ndërtuar as pas krizës në fillim të luftës në Ukrainë, ndërsa që populli brengoset me fatin e Kurtit e Osmanit.

“A ka opozitë e shoqëri civile në këtë vend apo krejt po shpresojnë se po i bën Albini president apo, mos diqysh, po i shtin në qeveri? Mjerim”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Çmimi i naftës në Prishtinë ka mbërritur në €1.72. Shumica e vendeve europiane kanë marrë masa, qoftë duke zvogëluar akcizën, qoftë duke subvencionuar një pjesë të çmimit apo duke shfrytëzuar rezervat. Kosova rezerva nuk ka ndërtuar as pas krizës në fillim të luftës në Ukrainë. Një investim prej €150-200 milion sot do të mbronte shumë qytetarin. Pra, përderisa qeveritë europiane luftojnë të mbrojnë ekonominë, populli i Kosovës ka shkelë nëpër “gjeriza” dhe është i preokupuar me fatin e Alpin Babës, a po bëhet Vjosa presidente dhe qysh i ka punët Donika me Edi Ramën. Çfarë çmendurie!

Rritja e çmimit të naftës e plaçkit popullin, por i rrit të hyrat e buxhetit, e këta njerëz në fund të vitit lavdohen se e kanë rritur buxhetin. Buxheti po u rritet duke e plaçkitur popullin. Me këtë çmim, mbajtja e akcizës në këtë nivel është plaçkitje shtetërore. A ka opozitë e shoqëri civile në këtë vend apo krejt po shpresojnë se po i bën Albini president apo, mos diqysh, po i shtin në qeveri? Mjerim.