Lajme

Çitaku: Pritjet nga vizita e Kallas në këto rrethana, të zbehta, ne do t’i shprehim qëndrimet tona gjatë takimit me të!

05/22/2025 10:58
nga:Y I

Shefja për Politikë të Jashtme Kaja Kallas, sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë.

Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.

Vizita e Kallas në Prishtinë vjen në një moment të ngërçit institucional ku subjektet politike po gjejnë dakoordim për konstituimin e Kuvendit dhe institucioneve.

Në lidhje me këtë vizitë ka folur për “Gazeta Blic” Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së njëherësh deputete e kësaj partie, Vlora Çitaku.

Citaku tha se Kallas vjen ne një kohë kur nuk po arrin të konstituohet Kuvendi për shkak të ‘tekave’ të një subjekti politik dhe se pritjet nga vizita në këto rrethana zbehen.

Ajo potencoi se për shkak të papergjegjshmërisë së Kurtit, Kosova tash e dy vite është nën sanksione.

“Fatkeqësisht, falë qasjes së papërgjegjeshme dhe kryeneqesisë se deputetit Kurti, Kosova tash e dy vite është nen sanksione, dhe tash e tre muaj pa parlament e pa qeveri funksionale.Zonja Kallas vjen në Kosove në një kohe kur Kuvendi nuk po arrine te konstituohet per shak te tekeve te nje subjekti politik.Ne keto rrethana, edhe pritjet nga vizitat e zyrtareve nderkombetare zbehen”

Ajo theksoi se do t’a takojnë Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian dhe do t’i shprehin qëndrimet e tyre.

“Ne do ta takojme znj Kallas, dhe do ti shprehim qendrimet tona” tha Citaku në prononcim e dhënë për “Gazeta Blic”.

Bëhet e ditur se Kallas do të mbajë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Evropës, në orën 15:45.

/Gazeta Blic/

Shefja për Politikë të Jashtme Kaja Kallas, sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë

Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur drejt BE-së