Lajme

Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë

08/27/2025 22:46
nga:G B

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në emisionin “Click” të RTV21 për gjuhën e polikanëve, kryeministrit dhe deputetëve, ka thënë se nuk është model i mirë të thuhen fjalë si tradhëtarë, hajna dhe kriminela.

Ajo tutje shtoi se kjo gjuhë nuk do të duhej të jetë pjesë e diskursit publik.

“Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, ose një zyrtar i lartë del shanë, fyen, etiketon pa asnjë lloj baze, këtu fjala e fundit është thënë e para me një lehtësi të frikshme, janë quajtur tradhëtarë njerëz që kanë qenë në gjendje me vdekë për këtë vend. Janë quajtë hajna dhe kriminelë, kjo gjuhë nuk do të duhej të jetë pjesë e diskursit publik”, theksoi Çitaku.