Lajme

Çeku pas vendimit të Apelit ndaj ZRRE-së: Sektori i energjisë nuk është çështje kokëfortësie, çmimet duhet të kthehen siç kanë qenë

05/18/2022 20:49
nga:G C

Ish-ministri i energjetikës dhe minierave, Ethem Çeku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila ka refuzuar ankesën e ZRRE-së si dhe ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në lidhje me tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike.

Në një prononcim për GazetaBlic, Çeku shprehet se problemi i energjisë elektrike duhet të ketë një diskutim me të gjitha palët, përndryshe sipas tij çdo hap tjetër nuk do të ketë kurrëfarë zhvillimi energjetik.

“Kjo tregon se problemi i energjisë në Kosovë kërkon një konsensus të gjerë dhe një diskutim në të gjitha palët dhe jashtë këtij diskutimi çdo hap mund të jetë i gabuar dhe sektorit të energjisë, nuk do t’i sjell proces apo zhvillim.”

Çeku thotë se vendimi i sotëm nga Gjykata e Apelit vërtetoi se çmimet e rrymës duhet të kthehen ashtu siç kanë qenë, teksa cek faktin se ky vendim i ka dhënë institucioneve një alarm.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit e vërteton që ZRre-ja duhet të kthehet në pozitë me çmimet çfare kanë qenë, para shtrenjëtimit dhe kjo i jep një alarm të madh institucioneve që lidhen me energji, alarm ky që do të thotë se hapa të tillë nuk duhet të bëhen pa konsesus të gjerë politik, dhe pa një komunikim me të gjithë akterët. Përndryshme situata do të mbet e vështirë edhe në vitet e ardhshme”, tha ai.

Sipas Çekut, problemi kryesor që po e dëmton këtë sektor është politizimi dhe ai me bindje të plotë thotë se, nëse nuk ka marrëveshje me të gjithë akterët, Kosova përsëri do të ketë probleme të tilla.

“Nuk është vetëm problemi që tani duhet të kthehet tarifa në pozicionin të cilin kanë qenë por, kjo tregon edhe një herë se politizimi që po i bëhet sektorit të energjisë e dëmton po këtë sektor.Sektori i energjisë nuk është vetëm çështje e numrave dhe kokëfortësisë por ky sektor kërkon marrëveshje të të gjithë akterëve, nëse nuk ndodh kjo Kosova do të ballafaqohet përsëri me probleme të tjera të energjisë.”, përfundoi Çeku.

/GazetaBlic/

Ish kryeministri i Kosovës i kërkon ZREE që t`i kthej paratë te qytetarët që paguan rrymën me çmim të shtrenjtuar

Dardan Molliqaj: Dorëheqje e menjëhershme e Bordit të ZRrE-së