Sporti

Carvajal: Nesër, shpresoj që jo, por disa nga shokët e mi mund të luajnë ndeshjen e fundit ë Champions League në Bernabeu

05/07/2024 13:54
nga:Lorik J

Skuadra e Real Madridit nesër ballafaqohet me Bayern Munich në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 2:2.

Futbollisti i Real Madridit, Dani Carvajal ka potencuar se nesër disa nga shokët e ekipit të tij mund të luajnë ndeshjen e fundit ë Champions League në Bernabeu, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nesër, shpresoj që jo, disa nga shokët e mi të skuadrës do të luajnë ndeshjen e tyre të fundit të Champions League në Bernabeu”, tha ndër të tjerash Carvajal.

Nesër, dueli Real Madrid – Bayern luhet nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport