Sporti

Bytyqi i Lirisë: Nuk kemi rrugë tjetër, shkojmë vetëm për fitore dhe festë në Podujevë

06/02/2023 13:35
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Lirisë është gati për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atje ku do të përballet me skuadrën e Ferizajt në ndeshjen e barazhit.

Ky takim do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 15:00, me të dy skuadrat që kërkojnë një vend në Superligën e Kosovës për edicionin e ardhshëm.

Mbrojtësi i skuadrës nga Prizreni, Valon Bytyqi në një intervistë për ‘GazetaBlic Sport’ tha se janë më të përgatitur se kurrë më parë dhe ka një atmosferë fantastike tek skuadra para këtij takimi.

Jemi gati më shumë se kurrë, kemi përkrahje të madhe nga tifozët, kryesia dhe institucionet lokale këtu. Shihet një atmosferë shumë e mirë para këtij takimi”, tha fillimisht ai.

Ulpiana nuk ishte një kundërshtar i denjë për neve, kurse ne nuk do ta kemi vështirë me Ferizajn, ata do ta kenë vështirë ndaj nesh, sepse do të përballen me Lirinë, me një ekip shumë cilësor, me një tifozeri të ‘zjarrtë’. Mendoj se nuk do të kemi vështirësi as në këtë takim dhe do ta kalojmë me lehtësi. Mendoj që Superliga ka më shumë nevojë për ne, më shumë se sa që kemi nevojë ne për të“, vazhdoi Bytyqi.

Në fund, ai kishte edhe një mesazh për qytetin, tifozerinë dhe gjithë përkrahësit e skuadrës nga Prizreni, duke deklaruar se festa do të fillojë nga Podujeva e do të vazhdojë deri në Prizren.

Nuk kemi opsion tjetër, shkojmë vetëm për fitore dhe festë në Podujevë. Festa fillon nga Podujeva e deri në Prizren”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/