Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka mbajtur takim me artistët e këtij qyteti.
Bulliqi tha se nuk ka patur qeverisje komunale që ka ofruar më shumë mbështetje për artin dhe artistët se sa qeverisja e tyre lokale.
“Këtë e dëshmojnë vetë artistët dhe artdashësit, të cilët nga afër e kanë parë dhe ndjerë mbështetjen institucionale.Që nga themelimi i Galerisë së Arteve, rinovimi i Teatrit të Qytetit, adaptimi dhe modernizimi i Bibliotekës, e deri te ndërtimi i Qendrës Multifunksionale, kemi krijuar hapësira të reja ku arti jeton, zhvillohet dhe frymëzon” shkruan Bulliqi raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Nuk ka pasur qeverisje komunale që ka ofruar më shumë mbështetje për artin dhe artistët sesa qeverisja jonë lokale. Këtë e dëshmojnë vetë artistët dhe artdashësit, të cilët nga afër e kanë parë dhe ndjerë mbështetjen institucionale.
Që nga themelimi i Galerisë së Arteve, rinovimi i Teatrit të Qytetit, adaptimi dhe modernizimi i Bibliotekës, e deri te ndërtimi i Qendrës Multifunksionale, kemi krijuar hapësira të reja ku arti jeton, zhvillohet dhe frymëzon.
Këto dhe shumë çështje të tjera i diskutuam me artistët tanë, duke folur edhe për të ardhmen dhe për hapat që do të ndërmarrim për ta çuar përpara zhvillimin e artit në komunën tonë.
Bashkë për Podujevën! ❤️


