Lajme

Bulliqi: Qytetarët e Podujevës e kanë parë punën time cilësore, nuk kthehen te praktikantët që nuk marrin vesh nga pushteti lokal

10/01/2025 11:46
nga:N K

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Podujevës në zgjedhjet e 12 tetorit, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se gara në Podujevë nuk fitohet me akuza, por me punë, projekte dhe ide të mira, raporton GazetaBlic.

“Gara zgjedhore nuk fitohet me akuza, gara zgjedhore fitohet me punë, projekte e ide të mira. Jam tu folë me qytetarët e komunës time, me shifra konkrete, me projekte konkrete, por këto që këta nuk I kuptojnë, unë nuk e kam fajin aty”, tha ai.

Bulliqi po ashtu tha se qytetarët e Podujevës tashmë e kanë parë punën cilësore dhe nuk beson që do kthehen te praktikantët që nuk marrin vesh nga pushteti lokal, siç thotë ai për kundërkandidatët e tij në Podujevë.

“Tashmë qytetarët e Podujevës e kanë parë ndryshimin e punës cilësore që e kemi bërë dhe nuk besoj që ata kanë me u kthy të këta praktikantat që nuk marrin vesh nga pushteti lokal, por të cilët kanë vullnetin me u bo pjesë e tij. Tashmë kemi mbaru projekte milionëshë në Podujevë dhe e njejta për ditë e më shumë është duke ndryshuar”, ka thë ai.