Lajme

Brengosëse mungesa e anesteziologëve në QKUK

08/23/2022 08:46
nga:G B

Kujdestaritë e gjata dhe pagat e ulëta janë faktorët që në QKUK po mungojnë anesteziologët. Aktualisht në QKUK janë 52 anesteziologë, e që për institucion shëndetësor dhe për kërkesat e pacientëve ky numër është shumë i vogël. Nga Oda e Mjekëve thonë se 141 mjekë kanë kërkuar dokumentin për pastërtinë etikoprofesionale, për të migruar nga Kosova.

Doktor Lulzim Emini, anesteziolog, ka mbi 20 vjet që punon dhe përkushtohet për pacientët në QKUK. Por periudhën e fundit e rrëfen si më të vështirën, kjo për shkak të mungesës së stafit të anesteziologëve, të cilët kanë braktisur punën në klinikat publike.

“Momentalisht jemi 52 anesteziolog, jemi më pak se sa kemi qenë para 3-4 viteve”, ka thënë ai.

Perveç pagës tejet të ulët, doktori thotë se te anesteziologët është shfaqur edhe sindroma e stërlodhjes për shkak të kujdestarive të gjata, derisa tregon edhe për nevojën e numrit të anesteziologëve që do të duhej të kenë klinikat.

“Mbulesa e kujdestarive ka për pasoje që në këmi kujdestartu dhe kujdestarojmë cdo të trëetën natë.. Një ditë 24 orë, ditën e ardhshme punpjmë deri në orën 9:00 apo 10 për shkak të mbarëvajtjes së punës dhe ditën e tretë jemi prapë 24 orë. Ne kemi 5 anesteziolog në 100 mijë banor sot në institucione publike. E në vende skandinave kanë 40 anesteziolog në 100 mijë banorë”, ka shtuar dr. Emini.

Nga Oda e mjekëve thonë se trendi largimit të mjekëve po vazhdon. Janë 141 mjekë që kanë marrë dokumentin për pastërtinë etiko- profesionale që kërkohet për punësim jashtë vendit.

“Nga ky numër janë diku 78 specializantë, të cilët kanë marr specializimin dhe shteti do të duhej të nvestonte në ta që ta zëvendësojë gjeneratën që është duke u larguar në pension. Diku janë 50 mjekë të përgjithshëm gjeneratë e re dhe 13 janë specialistë”, ka theksuar Pelurat Sejdiu nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

RTK ka provuar të marrë një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë por askush nuk është përgjigjur.