Lajme

Boris Johnson thotë se Putin do të dyfishojë sulmet në Ukrainë

03/05/2022 07:15
nga:Genita C

Kryeministri britanik Boris Johnson beson se Vladimir Putin synon të “dyfishojë” sulmin e tij në Ukrainë, pasi presidenti rus parasheh se nuk ka rrugëdalje tjetër përveçse “të vazhdojë me shkatërrimin”.

Kryeministri përshkroi momentin kur u zgjua në mes të natës me lajmin e granatimeve ruse të një centrali bërthamor në Ukrainë më 4 mars, duke thënë se siguria evropiane është “po aq e rrezikuar” nga një sulm i tillë.