Lajme

Blakaj: Kancelari Olaf Scholz pritet ta humbasë shumicën, mund t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme me 23 shkurt

12/16/2024 16:50
nga:G B

Ukë Blakaj, kandidat për deputet nga AAK, ka thënë se kancelari Olaf Scholz do të parashtrojë pyetjen e besimit në Bundestag dhe ky është hap vendimtar, për shkak të krizës në të cilën gjendet koalicioni, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shtuar pritet që ai të humbasë shumicën dhe kjo i hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme, që mund të mbahen me 23 shkurt 2025.

Postimi i tij i plotë:

Sot, më 16 dhjetor 2024, kancelari Olaf Scholz do të parashtrojë pyetjen e besimit në Bundestag. Ky është një hap vendimtar, pasi koalicioni i qeverisë është futur në një krizë.

Pyetja e besimit do t’i japë atij mundësinë të verifikojë mbështetje nga deputetët.

Pritet që ai të humbasë shumicën. Kjo mund të hapë rrugën për zgjedhje të parakohshme, të cilat do të mbahen më së voni më 23 shkurt 2025.