Drejtori për informim i AAK-së, Lulzim Blaka, ka reaguar ndaj zëdhënësit të VV-së, Arlind Manxhuka, lidhur me bisedën e Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radojçiq, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se VV kur është në hall të madh, e përdor për reagime Manxhukën.
Blaka ia ka kujtuar atij se Radojçiq është shpallur në kërkim në kohën e Haradinajt, në vitin 2021 është futur në Listën e Zezë të SHBA-ve, pas ardhjes së VV-së në pushtet Radojqiqi dhe kompania e tij e ndërtimit, kanë marrë tenderë nga Qeveria Kurti, pastaj thotë se në kohën e qeverisjes Kurti ai ka ndërtuar vilën dhe po në këtë qeverisje ka kryer sulmin në Banjskë.
Ai ka shtuar se Kusari Lila, në emër të qeverisë, ka negociuar me Millanin, mes tjerash për votat e Srspka Listës, që të mos rriten pensionet e Veteranëve të Luftës.
Blaka ka thënë po ashtu se krrokatjet e Manxhukës nuk ndryshojnë faktin se VV dhe Radojqiqi kanë raporte të shkëlqyera.
Postimi i tij i plotë:
Zakonisht kur VV është në hall të madh, e përdor për reagime e arsyetime, Arlind Mangjuken. Ashtu edhe sot, Mangjuka paska provu me rehabilitu shefen e grupit Kusari Lila dhe telefonatën e saj fort miqësore me vendasin e saj Millanin.
Mangjuka i cili të vetmin kontribut shoqëror e ka brenda oborrit të partisë, prapë vazhdon me retorikën bajate e monotone, përpjekje kjo dëshpëruese, për të shpëtuar pak fytyrë që i ka mbetur qeverisë neokomuniste.
Përkujtim për Mangjukën dhe secilin që ka harru:
– Radojqiqi është shpallë në kërkim në kohën e Haradinajt. Me 23 nëntor 218 iu është bastis shtëpia.
– Me 8 dhjetor 2021, ”Millan Gjakovica” përfshihet në Listën e Zezë të ShBA-ve.
– Pas ardhjes së VV-së në pushtet, Radojqiqi dhe kompania e tij e ndërtimit, kanë marrë tenderë nga Qeveria Kurti.
– Në kohën e qeverisë Kurti, Millani e ka ndërtu vilen e famshme, ku me kënaqësi pozojnë Sveçla e Albulena. Ajo vilë ska qenë aty, para qeverisjes Kurti.
– Në kohën e qeverisë Kurti, Millani mori guximin të sulmojë Kosovën me grup terrorist në Banjska. Hyri dhe doli pa asnjë therrë në këmbë.
– Kusari Lila, në emër të qeverisë, ka negociuar me Millanin, mes tjerash për votat e Srspka Listes, që të mos rriten pensionet e Veteranëve të Luftës.
Krrokatjet e Mangjukës, nuk ndryshojnë faktin se VV dhe Radojqiqi kanë raporte të shkëlqyera. Ato krrokatje, nuk e maskojnë dot antiamerikanizmin e qeverisë aktuale e as aventurën e tyre të rrejshme të “vendosjes së sovranitetit”.
Sovraniteti nuk vendoset pa Ameriken e me Radojqiqin.


