Lajme

Bislimi pas deklaratës së Stanos për masat: Është përgjegjësi politike e BE-së që t’i jep fund përkëdheljes ndaj Serbisë

05/02/2024 23:10
nga:G C

Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi thotë se po sfidon marrëdhëniet trasnatlantike me masat ndëshkuese të BE-së dhe me mos-heqjen e tyre, pavarësisht zhvillmeve të fundit në Kosovës.

Bislimi në një prononcim për GazetaBlic theksoi se, është edhe përgjegjësi politike e BE-së që t’i jep fund politikës së përkëdheljes ndaj Serbisë.

“Në këtë moment, duke pasë në konsideratë zhvillimet gjeopolitike ndërkombëtare si dhe aspiratat e pamaskuara tanimë të regjimit të Vuçiqit për ‘Botën Serbe,’ si një projekt nacionalist që luhat fuqishëm sigurinë në Ballkan dhe realisht sfidon direkt marrëdhënjet transatlantike”, tha Bislimi.

“Andaj, përderisa formalisht, është e drejtë e atyre që kanë vendosë masat ndaj Kosovës edhe t’i hjekin të njejtat, është përgjegjësi politike e BE-së që t’i jep fund politikës së përkëdheljes ndaj Serbisë”, shton tutje Bislimit.

Bislimi thotë se problemet në Ballkan dhe destabilizimi do të jenë të pashmangshme, nëse sipas tij, vazhdohet me ritëm e me përkëdhelje të njëjtë ndaj Serbisë, duke marrë parasysh edhe faktin që regjimi i Vuçiqit ka emëruar Vulin e sanksionuar nga SHBA-të si zëvendëskryeministër.

Bislimi thotë se Serbia duhet kushtëzuar.

“Fakti që regjimi i Vuçiqit ka emëruar Vulin e sanksionuar nga SHBA-të si Zëvendëskryeministër tregon vedosshmërinë e Beogradit për të ruajtuar me lojalitet kursin pro-rus. Shto këtu edhe flirtimin publik të Vuçiqit me Kinën dhe ofertën që Serbia t’i bashkangjitet BRICS, dhe secili zyrtar i BE-së që sinqerisht beson në vlerat perëndimore do e shihte kjartazi që Serbia duhet kushtëzuar e jo përkëdhelur tutje! Përndryshe, problemet dhe destabilizimi në Ballkan do jenë të pashmangëshme”, tha Bislimi për GazetaBlic.

Dugolli – Stanos: Me mos-heqjen e masave, po inkurajoni Serbinë që të shkaktojnë incidente

Ish-diplomati ironizon: Stano duhet ta kuptojë Kurtin, kryeministrit tonë i duhet BE-ja që ta mashtroj elektoratin