Lajme

Ish-diplomati ironizon: Stano duhet ta kuptojë Kurtin, kryeministrit tonë i duhet BE-ja që ta mashtroj elektoratin

05/02/2024 19:34
nga:G C

Ish-diplomati kosovar, Avni Arifi fajëson kryeministrin Kurti për masat ndëshkuese të BE-së.

Arifi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, është vetë Kurti që i ka ndihmuar BE-së për vendosjen e këtyre masave, teksa shton se kryeministri e di çka duhet të bëjë për heqjen e tyre.

“E vërtetë që Kurti i ka ndihmuar BE-së për vendosjen e masave, por se çka duhet të bëjë Kosova për largimin e tyre, ata tregojnë. E di këtë Kurti, ai e di edhe çfarë duhet të bëj”, tha Arifi.

Sipas Arifit, kryeministri Kurti po vazhdon ta mashtrojë elektoratin e vetë.

“Megjithatë, Stano duhet ta kuptojë Kurtin sepse i duhet nganjëherë BE-ja që ai të vazhdojë ta mashtrojë elektoratin e vet”, tha Arifi për GazetaBlic.

Dugolli – Stanos: Me mos-heqjen e masave, po inkurajoni Serbinë që të shkaktojnë incidente