Lajme

Biserko: Me qeverinë e re Serbia po shkon drejt izolimit, trendi autoritativ po vazhdon duke forcuar lidhjet me Hungarinë, Kinën e Rusinë

05/02/2024 14:14
nga:Sh R

Për rajonin, por edhe për Serbinë, me gjasë nuk ka lajme të mira.

Kështu vlerësoi kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, duke komentuar përbërjen e qeverisë së re në Serbi.

Në një intervistë për Radio Dukagjinin, Biserko tha se trendi autoritativ në Serbi po vazhdon edhe duke forcuar lidhjet me Hungarinë, Kinën dhe Rusinë.

Sipas saj sfidë e vetme për qeverinë mund të jetë ndihma e paralajmëruar e BE-së në vlerë prej 6 miliardë eurosh, si mbështetje për reformat në Ballkanin Perëndimor.

Kjo për Serbinë është shumë e rëndësishme, meqë jeton kryesisht nga mbështetja e unionit.

Por ajo thotë se mund të ndodh në instancë të fundit edhe aplikimi i vizave dhe eventualisht ndërprerja e investimeve.

Duke dhënë këto vlerësime, Biserko thotë se Serbia në këtë aspekt ka gëzuar mbështetjen më të fuqishme në rajon.