Fiknete Bejta, kandidate e LDK-së për deputete, ka thënë se më 9 shkurt do të fitojë LDK, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nga takimet dhe tubimet e shumta, po gjejnë shpresën e ringjallur që i ishte venitur Kosovës në këto vitet e fundit.
Postimi i saj i plotë:
Po fitojmë më 9 shkurt.
Ka një rizgjim të pabesueshëm mes anëtarësisë dhe mbështetësve të LDK-së në këtë fushatë. Nga takimet dhe tubimet e shumta, po gjejmë shpresën e ringjallur që i ishte venitur Kosovës në këto vitet e fundit.
Qytetarët po i kthehen LDK-së, lëvizjes së vjetër që vendosi rrënjët e Republikës dhe partisë që e konsolidoi shtetin e Kosovës. Ndryshimi është nevojë, por tani edhe dëshirë e zjarrtë.


