Kandidati i AAK-së për Pejë, Ali Berisha ka kritikuar qeverisjen e Gazmen Muhaxherit, raporton GazetaBlic.
Ai përmes një takimi të mbajtur me qytetarë thekson se, edhe ato rrugë që janë shtruar nga Muhaxheri, janë pa kualitet.
Sipas tij, më 12 tetor do të fillojë epoka e dinjitetit dhe zhvillimit për Pejën.
“1,200 km rrugë? Ku jonë ato rrugë? Edhe ato rrugë që jonë shtru, janë pa kualitet. Qyteti është i ngulfatur, e nga 12 tetori do të fillojë epoka e dinjitetit dhe zhvillimit për Pejën tonë’, shkruan Berisha.


