Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me numër 66, Lendita Bekteshi ka njoftuar se të shtunën do të mbahet tubimi përmbyllës në kryeqytet, shkruan GazetaBlic.
Bekteshi tha se të shtunën, të gjitha rrugët na sjellin në Sheshin më të madh të Republikës, në tubimin më të madh elektoral, në ringritjen më të madhe të djathtë.
“Ejani. Si festë, si refuzim estetik i ndarjes, përçarjes, urrejtjes – si shpresë për të bërë të ardhmen e këtij vendi siç e ka merituar gjithëherë”, shkroi Bekteshi.
66-shja e LDK-së, sugjeroi se pjesëmarrësit të vishen trash e mirë, në mënyrë që sipas saj të mbyllim në festë e shpresë gjithë rrugëtimin e tanishëm; për të nisur një të ri.
Postimi i plotë:


