Lajme

Bekë Berisha viziton klubin “KF Prishtina”- Do të angazhohem drejtpërdrejt në zgjidhjen e problemeve që kanë!

09/23/2025 14:30
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, së bashku me kandidatin për Asamble, Kushtrim Mushica, vizituan klubin “KF Prishtina”.

Gjatë këtij takimi ata patën mundësinë me i pa nga afër stërvitjet e klubit të qytetit dhe me u njoftu me sfidat reale që përjetojnë djemtë e Prishtinës çdo ditë.

“Beka e dha fjalën: që në fillim do të angazhohet drejtpërdrejt në zgjidhjen e këtyre problemeve.Sepse futbolli nuk është veç lojë, është pasion, identitet, dhe krenari për qytetin” shkruan Berisha raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

A jeni me zemër për KF Prishtinën, apo jo?

Sot, Beka bashkë me kandidatin për Asamble Kushtrim Mushica, një emër i njohur në futbollin e vendit tonë vizituan klubin “KF Prishtina”.

Gjatë këtij takimi, patën mundësinë me i pa nga afër stërvitjet e klubit të qytetit tonë dhe me u njoftu me sfidat reale që përjetojnë djemtë e Prishtinës çdo ditë.

Beka e dha fjalën: që në fillim do të angazhohet drejtpërdrejt në zgjidhjen e këtyre problemeve.

Sepse futbolli nuk është veç lojë, është pasion, identitet, dhe krenari për qytetin!

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon