Lajme

Bëhet e ‘gjallë’ presidentja Osmani, por natyrisht s’flet për sanksionet, ka dy fjalë për Suedinë

07/01/2023 12:07
nga:Gazeta Blic

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më në fund ka folur. Natyrisht që nuk e ka thënë asnjë fjalë për sanksionet e paralajmëruar nga SHBA e BE, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka folur për një temë krejt tjetër.

E para e vendit ka shprehur falënderim për shtetin e Suedisë me rastin e përfundimit të Presidencës së Këshillit Evropian nga ana e këtij shteti.

“Derisa Suedia përfundon presidencën e saj, unë e falënderoj kryeministrin Ulf Kristersson për lidershipin e tij dhe angazhimin për siguri dhe stabiliteti në Evropë”, është shprehur Osmani.

“Shohim drejt vazhdimit të përpjekjeve tona për ta sjellë Kosovë ne afër BE-së gjatë vitit 2023”, ka shtuar ajo, duke e uruar Spanjën për marrjen e kryesimit të institucionit evropian.

Ditë më parë Ushtria e Kosovës për shkak të situatës së tensionuar në veri ishte përjashtuar nga programi “Defender Europe 2023” dhe USAID ka suspenduar programet e saja me Qeverinë e Kosovës.

Ndryshe, Kosova ka mbetur edhe jashtë Programit të Evropës Digjitale, projket ky në vlerë 7.5 miliardë euro.

Pavarëisht këtyre masave të ndërmarra nga vendet aleate të Kosovës, e para e vendit, Vjosa Osmani nuk e ka thënë asnjë fjalë.

Kosova mbetet jashtë Programit të Evropës Digjitale: Kurti, Osmani e Konjufca asnjë fjalë