Sporti

Bastoret favorizojnë ndjeshëm Prishtinën ndaj Llapit, ja kuotat e kësaj ndeshje!

08/17/2021 15:34
nga:M K

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës së Kosovës, ku përballen Prishtina dhe Llapi.

Ndeshja e cila vë në përballje kampionin e Superligës dhe fituesin e Kupës, do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kompanitë e basteve në këtë përballje kanë favorizuar Prishtinën, derisa e kanë kuotar me shifra 1.25, ndërsa fitorja e Llapit me shifra me të larta 7.00.

Kurse, barazimi i kësaj ndeshje është kuotuar 5.75. /GazetaSheshi/