Sporti

Barcelona kërkon 30 milionë euro për Aubameyang – Tuchel këmbëngul për sulmuesin gabonez

08/15/2022 16:50
nga:E K

Chelsea është ende e interesuar për shërbimet e Aubameyang.

Sulmuesi gabonez është “nën hijen” e Lewandowskit që erdhi si përforcim te skuadra e Barcelonës nga Bayerni, shkruan GazetaBlic Sport.

Pavarësisht kësaj Xavi ende e dëshiron në skuadër, kurse Tuchel po këmbëngul që ta transferojë ish yllin e Arsenalit.

Barca po kërkon 30 milionë euro, ndërsa Chelsea po shpreson të paguajë shumë më pak se aq.

/GazetaBlic Sport/