Sporti

Ballkani zyrtarizon Lucas Cardoson, futbollisti e konfirmoi transferimin para disa ditësh për ‘GazetaBlic Sport’

06/23/2022 21:30
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit ka bërë goditjen e madhe në repartin e sulmit para ndeshjeve të Evropës.

Ekipi i Ballkanit ka arritur marrëveshje me sulmuesin brazilian, Lucas Cardoso, i cili më herët ka luajtur në disa klube shqiptare dhe sonte ai është prezantuar tek skuadra e re.

Ai e kishte konfirmuar këtë gjë para disa ditëve për ‘GazetaBlic Sport’, “Po, kam arritur marrëveshje me klubin e Ballkanit”, kishte thënë futbollisti 6 ditë më parë.

Lucas Cardoso së fundmi luajti në ekipin kazak, Qyzyljar – kurse tani pasi mbeti lojtar i lirë do të bashkohet me Ballkanin.