Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar votat e ardhura nga diaspora për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, për balotazhin e 9 nëntorit.
Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së, kryetari i cili fitoi dhe mandatin e tretë në Suharekë, Bali Muharremaj ka arritur të marrë 383 vota apo 55.19% nga me postë.
Ndërsa kundërkandidati i tij Ardian Shala nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala ka marrë 311 vota apo 44.81%. 


