Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar sërish Ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke thënë se realitetin e inflacionit, korrupsionit dhe izolimit të Kosovës nuk mund t’a fshehin me një tabelë dhe as me një fotografi.
Bajrami në reagimin e saj thotë se “Prej 2021 deri me sot çmimi i miellit është rritë me 52%, çmimi i bukës me 48%, çmimi i qumështit me 37%, çmimi i sheqerit me 78%, e drutë e zjarrit me 54%”.
Ajo thotë se në secilin nga takimet që mban me qytetarë shprehen të mllefosur për premtimet e pambajtura të Qeverisë.
Reagimi i plotë:


