Lajme

Bajqinovci: Marrëveshja e zhbën Zajednicën në vetëmenaxhim kushtetues, e ngritë në çështje urgjente temën e të zhdukurve

03/19/2023 13:35
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se marrëveshja më në fund e shkrinë fusnotën, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ajo e zhbën Zajednicën e 2013 dhe 2015 në vetëmenaxhim kushtetues, ndërsa e ngritë në çështje urgjente temën e të zhdukurve dhe i hapë rrugë Kosovës për njohjet e reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Po ashtu, ka thënë se e siguron njohjen e pasaportave dhe simboleve dhe nuk ia plotëson dëshirën opozitës.

Postimi i tij i plotë:

Marrëveshja më në fund e shkrinë fusnotën. E zhbën Zajednicën e 2013 dhe 2015 në vetëmenaxhim kushtetues. E ngritë në çështje urgjente temën e të zhdukurve. I hap rrugë Kosovës për njohjet e reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Siguron njohjen e pasaportave dhe simboleve. Dhe nuk ia plotëson dëshirën opozitës dhe opozitarëve.