Sporti

Atletico Madrid sërish e aktivizoi Griezmann në lojë në minutën e 60-të, pavarësisht kërcënimit me padi nga Barcelona

09/11/2022 11:58
nga:L J

Antoine Griezmann u paraqit edhe një herë për Atletico Madridin nga minuta e 60’të – pavarësisht kërcënimit për një padi nga klubi i Barcelonës për madrilenët.

Griezmann u kthye te Atletico në verën e vitit 2021, duke iu bashkuar skuadrës së Diego Simeone në një marrëveshje huazimi dy-vjeçare, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, një klauzolë në marrëveshjen e huazimit do të thotë që Klubi i Madridit do të duhet ta paguajë këtë shifër (40 milionë euro) vetëm nëse francezi është i përfshirë në gjysmën e ndeshjeve të ekipit dhe luan të paktën 45 minuta, e cila nuk përfshin asnjë ndërprerje apo kohë shtesë.

Dhe Barcelona është e shqetësuar që trajnerit të Atletico-s i është thënë të mos luajë me Griezmann këtë sezon për të shmangur pagesën e transferimit.

Deri më tani në La Liga këtë sezon, sulmuesi 31-vjeçar është paraqitur për 28, 28, 26 dhe 27 minuta, çdo herë duke u futur rreth minutën 60’të.

Ai u paraqit edhe dje ndaj Celta Vigo, ku u inkuadrua në lojë pas 63 minutave lojë.

/GazetaBlic Sport