Sporti

Arsenali e do me çdo kusht Alexander Isak, të gatshëm ta paguajnë klauzolën e lartë të suedezit

09/20/2021 14:46
nga:E K

Arsenal është shumë e interesuar për shërbimet e Alexander Isak.

Sulmuesi suedez shihet si zgjidhja e problemeve të sulmit nga drejtuesit e Arsenalit dhe janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lartë të lirimit për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Real Sociedadit, shkruan GazetaBlic Sport.

Alexander Lacazzette i cili është në vitin e fundit të kontratës me Gunners pritet të largohet nga Emirates Stadium, me shumë gjasë në drejtim të Juventusit raportojnë mediat e huaja.

Isak ka shkëlqyer në Euro 2020 me kombëtaren e Suedisë, dhe ka ngjallur interesimin e madh nga shumë skuadra e në veçanti të Arsenalit.

Sulmuesi 21 vjeçar ka kontratë me Sociedadin deri në vitin 2026, por Arsenal dëshiron që ta prishë kontratën e tij duke paguar klauzolën prej 77 milionë funteve në mënyrë që ta sjellin suedezin në Emirates.

/GazetaBlic Sport/