Sporti

Arsenal deklason Slavia Praguen dhe kualifikohet tutje, Manchester United gjithashtu triumfon në “Old Trafford”

04/15/2021 22:49
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e sontme në Europa Lrague.

Arsenal e ka deklasuar Slavia Praguen në Çeki. “Topçinjët” kanë triumfuar me rezultat 0 me 4, shkruan GazetaBlic.

Lacazette shënoi dy gola, kurse Pepe dhe Saka shënuan nga një për fitoren e madhe.

Me këtë rezultat Arsneal kualifikohet për raundin tjetër.

Manchester United gjithashtu është kualifikuar tutje pas fitores me rezultat 2 me 0 ndaj Granadas.

Cavani shënoi golin e parë ndërsa një autogol në fund të ndeshjen e vendosen fatin e këtij takimi. Kështu që edhe skuadra e Solskjaer kualifikohet tutje.

Villareal dhe Roma janë dy skuadrat që kualifikohen pasi që arritën t’i eliminojnë Dinamo Zagrebin respektivisht Ajaxin.

/GazetaBlic/