Lajme

“Arrestoni hajnat e vërtetë, jo vetëm bashkëpunëtorët!”- Reagon Zafir Berisha pas arrestimeve në Prizren

04/16/2021 16:16
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Degës së Nismës në Prizren , Zafir Berisha ka reaguar pas arrestimit të tre personave, në lidhje me një tender në Komunën e Prizrenit.

Ai ka shkruar se duhet arrestuar hajnat e vërtetë e jo vetë bashkëpunëtorët.

Reagimi i plotë:

Arrestoni hajnat e vërtet, jo vetëm bashkëpunëtorët!
Këto që sot po ndodhin lidhur me keqpërdorimet e miljonave në Prizren nga hajdutët e qeveris së LVV, ta kujton një thënjë të popullit për gjahtarin e cili nuk e ndjekë gjahun edhe pse e sheh, po i ndjekën gjurmët e gjahut!
Këta operator që janë arrestuar sot, është deshtë me ju ndalë turri kur kanë kontraktuar me hajdutët e Mytës 995€ një ulëse parku, e jo kur bugjetit të Prizrenit i janë shkaktuar dëme me qindra e miliona €.
Zafa

Komuna e Prizrenit iu dha tender prej 1 milion e 394 mijë eurosh me dokumenta fiktive, Prokuroria arreston 3 të dyshuar