33 minuta më parë
Arrestohet një shtetas serb në pikën kufitare me Merdarë
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë. Kjo pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike.
Arrestimi i tij ka ndodhur në pikën kufitare me Merdarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rasti është cilësuar si mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedimi të paautorizuar i armëve.





