Lajme

Arrestohet i dyshuari se vrau axhën për çështje pronësore

04/28/2023 13:34
nga:N M

Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin se vrau axhën e tij në Kijevë të Malishevës. Deri më tash dyshohet se vrasja u krye për çështje pronësore.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është prangosur derisa hetimet po i vazhdon për të zbardhur në tërësi vrasjen.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pamje nga vendi i ngjarjes në Malishevë ku nipi dyshohet se vrau axhën