Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes në Malishevë ku nipi dyshohet se vrau axhën

04/28/2023 13:02
nga:Y I

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës, raporton Gazeta Blic.

Si pasojë e një konflikti ka humbur jetën një person i moshës madhore.

Nga raportimet e para bëhet me dije se nipi ka vrarë xhaxhain e tij.

“Gazeta Blic” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja në Kijevë të Malishevës.

Lajmin për ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë Gjakovë Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes” tha Elezaj për “Gazeta Blic”

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në fshatin Kijevë të Malishevës