Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person i cili në fshatin Strellc të Deçanit, kishte kryer vjedhje ne tri lokacione të ndryshme.
Bëhet e ditur se rasti kishte ndodhur të dielën në orën 03:50 të mëngjesit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti së paku në tri lokacione të ndryshme ka kryer veprën e cekur. Sendet e vjedhura të cilat janë gjetur te i dyshuari u janë kthyer ankueseve-pronarëve”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.
Vjosa Osmani në ditëlindjen e komandatit legjendar Adem Jashari: Ai është i gjallë!


