Lajme

Vjosa Osmani në ditëlindjen e komandatit legjendar Adem Jashari: Ai është i gjallë!

11/28/2022 09:24
nga:N M

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka shkruar në faqen e saj në Facebook se në shënimin e ditëlindjes së Adem Jasharit, është përulur pranë varrit dhe familjarëve të tij.

Sipas Osmanit, Adem Jashari hyri në histori për të mbetur përherë.

Njoftimi i plotë:

I vendosur, guximtar e luftarak. Ky është komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë.
Ai hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t’u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë dhe tri data historike.
Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë!
Ai është i gjallë!