Katër persona janë arrestuar si pasojë e një përleshje fizike që ka ndodhur mes tyre në një diskotekë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
Të dyshuarit janë përleshur fizikisht pas një mosmarrëveshje mes tyre.
“Dy prej të dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishin pësuar lëndime të lehta trupore – sipas raportit të mjekut”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


